“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë trajtimi të marr për infeksionin e traktit urinar?
Mjeku: Mjekimi bëhet sipas shkakut te infeksionit urinar dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale dhe ne keqtrajtim duke cuar ne kronicizim te kesaj semundjeje ,qe mund te pasoje deri me vendosjen e insuficences renale kronike.
Nje vend te rendesishem ne parandalimin e infeksioneve urinare luajne edhe cajrat bimore.
Cajrat me bishtat e qershise,kalli te dellit,me mirtille, me boronice ,kokat e trandafilit te eger, kane qene mjaft efikase ne parandalimin dhe trajtimin e cistiteve.Ky rol luhet nepermjet nxitjes se urinimit duke bere pastrim mekanik te fshikezes se urinës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.