MENU
klinika

Si po ecin hetimet mbi pandeminë?

Ekipi i OBSH-së inspekton një laborator në Wuhan

03.02.2021 - 09:51

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vizituar një laborator në Wuhan të Kinës për të cilin ka pasur pretendime se nga aty ka dalë koronavirusit i ri.

Inspektimi i institutit të virologjisë Wuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19.

Misionin e ekspertëve të OBSH, Kina e kishte vonuar gjatë gjithë vitit të parë të pandëmisë. Ky ekip e ka për detyrë të shpjegojë se si kërceu virusi nga kafshët te njerëzit.

Por, ka pikëpyetje për faktet që mund të gjejnë ata, pasi ka kaluar shumë kohë që nga fillimi i pandemisë.

“Ne po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, tha zoologu dhe anëtari i ekipit Peter Daszak, sipas një video të transmetuesit japonez TBS.

Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19 – i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën – ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe mund t’u transmetohej njerëzve përmes një gjitari tjetër.

Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë, përpara se të largoheshin pa u ndalur për të folur me mediat që prisnin jashtë.

Kishte spekulime në fillim të pandemisë që virusi mund të kishte dalë aksidentalisht nga laboratori i biosigurisë në Wuhan, megjithëse nuk kishte prova për të mbështetur atë teori.

Kina e ka mohuar atë mundësi dhe ka folur për teori të pabazuara se virusi mund të ketë origjinën diku tjetër ose është sjellë në vend me importet e prodhimeve të detit të ngrirë. Teoritë janë refuzuar nga shkencëtarët ndërkombëtarë./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal

"Mund të shihet dritë në fund të tunelit"

COVID-19/ Trump flet për “fazë përfundimtare”

Roli i saj në luftën kundër COVID-19

DW/ Koronavirus: Çfarë po bën OBSH?