MENU
klinika

A janë të rinjtë burim infeksioni?

Epidemiologu i njohur nxjerr studimin e Kanadasë: Risku është më i lartë…

27.02.2021 - 18:19

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti në një postim në facebook ka publikuar studimin e fundit të Kanadasë, lidhur me disa indikatorë të rëndësishëm te COVID-19.

Alimehmeti shkruan se në vendin tonë, të rinjtë janë grup mosha, e cila është më pak e përgjegjshme dhe më e rrezikshme për të transmetuar virusin tek të tjerët, sidomos në familje.

Ndër të tjera mbështetur në studimin kanadez ai shkruan se grupmosha 20-30 vjeç janë më asimptomatikët. Kjo kategori pra asimptomatikët sipas studimit janë kategoria më pak e rrezikshme në përçimin e virusit.

Pyetjes “A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?”, studimi i përgjigjet me “JO”.

Postimi i plotë: 

❗ “Ai që ka shëndet ka shpresë; dhe ai që ka shpresë, ka gjithçka.”

Cit.: Owen Arthur

🇦🇱 Në situatën tonë epidemiologjike miqtë e mi, 71.7%* e vatrave janë vatra familjare (*Ministria e Shëndetësisë, 11.02.2021).

👨‍👩‍👧‍👦 Shqetësimi është i ndryshëm sipas moshës dhe, me të drejtë, më të rinjtë shqetësohen më shumë të mos e fusin në shtëpi virusin, ndërsa më të moshuarit shqetësohen të mos i vijë fare virusi në shtëpi.

🏡 Por çfarë ndodh realisht brenda shtëpive me të infektuar nuk kemi informacion të saktë, përveç atij të referuar me gojë në bazë eksperiencash personale apo profesionale.

📃 Shpjegim i disa termave teknikë:

👉 Rasti indeks (index case) është rasti i parë që ndodh në familje, pra kush e fut virusin në shtëpi.

👉 Rastet sekondare (secondary case) janë rastet që ndodhin si rrjedhojë e infektimit nga rasti indeks.

👉 SAR (secondary attack rate – raporti i infektimit sekondar) është mundësia që një infeksion të ndodhë ndër persona brenda një grupi specifik (në këtë rast brenda familjes).

👉 SAR ka aftësinë të ofrojë një indikator për të vlerësuar se si ndërveprimet sociale lidhen me riskun e transmetimit. (Liu et al. The Lancet 2020)

🇨🇦 Këta indikatorë i ka studiuar siç duhet Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada), dega e Mbrojtjes së Shëndetit, dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë disa pika kyçe shumë aktuale edhe në Shqipëri.

❓ A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?

❓ A transmetojnë më pak personat pa simptoma?

❓ A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?

🇨🇦 Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada) studioi:

👉 29.352 familje, me

👉 84.125 kontakte familjare dhe

👉 16.404 raste sekondare.

🙏 Le t’i marrim me rradhë pyetjet më lart!

❓ A janë të rinjtë risku më i madh për familjen? (Tabela 1)

✅ Mosha më pak e rrezikshme për transmetimin sekondar është grupmosha 20-30 vjeç.

📃 Në detaj, SAR sipas grupmoshës së rastit të parë në familje:

👉 0-10 vjeç: SAR = 18.9%

👉 10-20 vjeç: SAR = 17.7%

👉 20-30 vjeç: SAR = 16.5%

👉 30-40 vjeç: SAR = 18.0%

👉 40-50 vjeç: SAR = 19.9%

👉 50-60 vjeç: SAR = 23.3%

👉 60-70 vjeç: SAR = 24.2%

👉 70-80 vjeç: SAR = 25.9%

👉 >80 vjeç: SAR = 34.6%

❓ A transmetojnë më pak personat pa simptoma? (Tabela 1)

👉 Asimptomatikët: SAR = 6.2%

👉 Përpara simptomave: SAR = 8.2%

👉 Simptomatikë: SAR = 22.1%

❓ A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?

📃 Shpjegim:

👉 Vonesa e testimit është vonesa (në ditë) ndërmjet shfaqjes së simptomave të rastit të parë në familje dhe marrjes së kampionit për testim nga profesionistët shëndetësorë.

📃 Në detaj:

👉 Pa simptoma (referencë): SAR 6.2%

👉 <0 ditë (para shfaqjes së shenjave): SAR 8.2%

👉 0 ditë vonesë (dita e shfaqjes së shenjave): SAR 13.0%

👉 1 ditë vonesë: SAR 18.5%

👉 2 ditë vonesë: SAR 21.8%

👉 3 ditë vonesë: SAR 21.5%

👉 4 ditë vonesë: SAR 23.8%

👉 ≥5 ditë vonesë: SAR 28.9%

📃 Këto të dhëna flasin për faktin se të rinjtë janë relativisht më asimptomatikë ose të sëmurë më lehtë e, si rrjedhojë, edhe risku për të infektuar të tjerë është më i ulët.

📃 Autorët dalin në përfundimin se:

⚠️ Risku më i lartë për infektime sekondare është më i lartë në familjet ku:

⬆️ rasti i parë ka vonesën më të lartë ndërmjet shfaqjes së simptomave dhe testimit,

⬆️ rasti i parë ka moshën më të lartë,

⬆️ rasti i parë është simptomatik, dhe

⬆️ familjet që janë më të mëdha në numër.

✅ GJETJET TONA PROPOZOJNË KRYERJEN E TESTIMEVE TË MENJËHERSHME SI METODË PËR TË REDUKTUAR TRANSMETIMIN FAMILJAR DHE INCIDENCËN E COVID-19.

❓ Pra, miqtë e mi, çfarë përfundimesh nxjerrim, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është Kanada?

❗ Së pari, mos t’i anatemizojmë të rinjtë tanë pasi risku prej tyre është i njëjtë (ndoshta edhe më i ulët) në krahasim me moshat e tjera.

❗ Së dyti, vonesa/mungesa e testimeve është shtysa më e lartë e rritjes së transmetueshmërisë!

🚫 Pra, le të pranojmë që kemi një problem testimesh dhe jo një problem rinie!

Ndërkohë vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat minimale që na kërkohen, të ruajmë veten dhe të tjerët.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!