MENU
klinika

Në listë janë edhe 3 shtete të tjerë

Gjermania vendos kufizime për Francën. Kur hyjnë në fuqi masat?

28.02.2021 - 16:01

Gjermania njoftoi sot se udhëtarët që vijnë nga rajoni francez Moselle, do të përballen me kufizime shtesë, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në këtë rajon. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 2 mars.

Agjencia për kontrollin e sëmundjes në Gjermani tha se ka shtuar Mosellen në listën e zonave, ku variantet e reja të koronavirusit po përhapen.

Në këtë listë janë edhe Republika Çeke, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar. Udhëtarët nga këto vende duhet të paraqesin test negativ për koronavirus para se të hyjnë në Gjermani. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kyçë.

Ashpërsimi i kufizimeve është kritikuar nga Komisioni Evropian, që e ka cilësuar si masë joproporcionale dhe ka thënë se nuk është në pajtim me një marrëveshje-kornizë të BE-së.

Në rajonin Moselle gjendet qyteti franzec Metz. Ai gjendet në kufi me Gjermaninë.

Ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune tha se Qeverisë franceze i vjen keq për këtë vendim të Gjermanisë.

Ai shtoi se Franca është në negociata që Gjermania të zbusë masat për 16.000 banorët e Moselle që punojnë në Gjermani. Në mënyrë specifike, ai tha se këta punëtorë francezë nuk duhet të përballen me teste ditore me metodën PCR, për të hyrë në Gjermani, duke thënë se do të ishte më e lehtë që këta persona të testoheshin në çdo dy apo tre ditë dhe jo përditë./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompensimi i dëmit financiar nga Koronavirusi

14 vende në botë eksperimentojnë pagesat direkte


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!