MENU
klinika

Letër të hapur Metës, Ramës e Bashës

Grupi i mjekëve: Të shqetësuar nga mos respektimi i masave anti-Covid!

24.02.2021 - 17:33

Përmes një letre të hapur drejtuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe aktorëve të tjerë politikë në vend, një grup mjekësh brenda dhe jashtë vendit shprehin shqetësimin mbi mos respektimin e masave anti-Covid në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në zbatimin e: 1- Urdhrit të ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 “Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore”, thuhet në letër.

Ndërsa rendisin disa rregulla që duhen ndjekur në procesin zgjedhor, “bluzat e bardha” në letrën drejtuar krerëve të politikës shprehen se:

“Ju jeni faktorë të rëndësishëm në dinamikën e shoqërisë shqiptare dhe kjo sjell përgjegjësi ligjore e morale ndaj popullsisë që kërkon vemëndjen dhe angazhimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit e të jetës së tyre. Një popull i shëndetshëm është çelësi për një të ardhme të mbarë, për të gjithë”.

LETËR E HAPUR

Drejtuar: Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta, Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste: z. Edi Rama, Kryetarit të Partisë Demokratike: z. Lulëzim Basha, Kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Znj. Monika Kryemadhi, Kryetarëve të partive politike pjesëmarrëse në Procesin Zgjedhor të 25.04.2021, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Z. Ilirjan Celibashi

Të nderuar Zonja e Zotërinj,

me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore e më pas përmes vullnetit të votës së tyre, do të kenë mundësi të zgjedhin qeverinë e re, ne, personeli mjekësor, shohim me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj, pikërisht me votë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në zbatimin e:

1- Urdhërit te ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 „Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore“, në mbështetje të Ligjit Nr. 15/2016, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive“, Nenit 102, Pika 4, në mbështetje të Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, “Me qëllim mbrojtjen e Shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga Covid-19“, Neni 7, në mbështetje të Ligjit 44/2015 „Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë“, nenit 113, si edhe të vendimit nr. 4856 date 16.11.2020 të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

2- Përdorimit të detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave), bazuar në Aktin Normativ nr. 32 të Këshillit të Ministrave, datë 12.10.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të nr. 32 datë 12.10.2020 i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar”, Neni 3, pika 23 si dhe sipas Udhëzimit nr. 1163/1 prot. datë 13.10.2020 të Insitutit të Shëndetit Publik “Udhëzues mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

3- Mbajtjes së distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, brenda dhe jashtë ambjenteve të qendrës së votimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit që duhet te përdoren nga votuesit në hyrje dhe ne dalje nga vendvotimi. Respektimi i rreptë i masave anti-Covid është pergjegjësi e stafit zgjedhor duke nënvijëzuar qe ky staf është përgjegjës për dezinfektimin dhe ajrosjen kohë pas kohë te qendrave te votimit dhe vendvotimeve si dhe për zbatimin e masave parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

4- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), për të regjistruar personat që janë të infektuar me SARS-CoV-2, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrë procedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar tu mundësohet pjesëmarrja në votim.

5- Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 (dhjetë) persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kontaktet fizike mes elektoratit duke u mbështetur ne Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.3.2020, Neni 3, pika 2 “ Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19“.

6- Grupet në risk (personat mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje shoqëruese) të shmangin aktivitetet parazgjedhore sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Është momenti i duhur për të treguar që të gjithë bashkë mund t’ja dalim të luftojmë këtë pandemi.

Ju jeni faktorë të rëndësishëm në dinamikën e shoqërisë shqiptare dhe kjo sjell përgjegjesi ligjore e morale ndaj popullësisë që kërkon vëmëndjen dhe angazhimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit e të jetës së tyre. Një popull i shëndetshëm është celësi për një të ardhme të mbarë, për të gjithë.

Me besimin që kërkesat tona do të merren ne konsideratë.

Me Respekt,

Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë

1. Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali

2. Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali

3. Drilon Cupi, mjek internist/mjek urgjence, Gjermani

4. Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër

5. Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali

6. Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri

7. Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri

8. Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik

9. Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë

10. Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali

11. Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani

12. Xhuljeta Treska, mjeke neurologe, Gjermani

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për çfarë kanë nevojë studiuesit?

Mjekët studiojnë pasojat afatgjata të koronavirusit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!