Hakerat koreano-veriorë janë përpjekur të hyjnë në sistemin informatik të gjigantit farmaceutik Pfizer, për të vjedhur informacione mbi vaksinën dhe trajtimet kundër koronavirusit.
Mediat koreano jugore bëjnë te ditur se shërbimi i inteligjences se Koresë se Jugut ka vene ne dijeni per kete sulm kibernetik deputetet ne Seul, gjate nje takimi te mbyllur.
Pas këtyre lajmeve shërbimi inteligjent koreano-jugor beri te ditur se ai nuk ka përmendur ndonjë emër kompanie konkrete. Por një deputet, qe u be burimi i lajmit, theksoi se Koreja e Veriut ka vjedhur informacione të vaksinës Pfizer dhe gjithashtu është përpjekur të vjedhë teknologji nga kompanitë farmaceutike koreano-jugore.
Megjithatë, mbetet e paqartë se kur është kryer hakerimi i sistemit te të dhënave te Pfizer dhe nëse është arritur apo jo te merren informacione për vaksinën dhe ilaçet e tjera të kësaj kompanie.
Korea e Veriut i ka mohuar akuzat. Megjithatë vitet e fundit ajo është akuzuar për disa sulme kibernetike. Nder to spikat ai i vitit 2013, që paralizoi serverat e institucioneve financiare të Koresë së Jugut.
Në Nëntor të vitit të kaluar, ishte kompania Microsoft që denoncoi ndërhyrje në disa kompani farmaceutike nga ana e Rusisë dhe Koresë së Veriut, pavarësisht se përpjekjet nuk arritën të kishin sukses.
Korea e Veriut akuzohet shpesh se është përpjekur të marrë informacione të rëndësishme te vendeve te tjera për te mbushur arkën e boshatisur, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare që i ndalojnë asaj pjesën më të madhe te shkëmbimeve tregtare me vendet e tjera.
Sipas ekspertëve të informatikës, vjedhja e informacioneve të kompanisë Pfizer nga Koreja e Veriut ka për qellim shitjen e tyre më shumë se sa zhvillimin e një vaksine nga shteti diktatorial.
Pavarësisht se zyrtarët e vendit komunist nuk kane deklaruar asnjë rast me Covid-19, Korea e Veriut ka porositur një ngarkesë prej 2 milion dozash vaksine nga Astra-Zeneca, që pritet të mbërrijnë brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, përmes skemës COVAX.