MENU
klinika

"99% e efektshme në parandalimin e shtrimit në spital..."

Izrael: Pfizer shumë efektive pas dozës së dytë

21.02.2021 - 15:29

Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është jashtëzakonisht e efektshme pas marrjes së dozës së dytë, deklaroi sot Ministria izraelite e Shëndetësisë.

”Vaksina është provuar rreth 99% e efektshme në parandalimin e shtrimit në spital, sëmundje serioze dhe vdekje për ata që kanë kaluar dy javë nga doza e dytë”, sipas të dhënave të ministrisë.

Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tri javë diferencë. Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës. Bazat e të dhënave të dixhitalizuara të vendit lejojnë gjurmim gjithëpërfshirës epidemiologjik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Izolimi nuk e ndal koronavirusin e ri, por vetëm…”

A u krijua virusi në Britaninë e Madhe?

Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit