MENU
klinika

Të rinjtë në gjendje të rëndë

Kapisyzi: Ka ardhur varianti britanik, ka agresivitet më të madh

24.02.2021 - 21:15

Drejtori i “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, shpjegon se si bëhet ndarja e urgjencave, në bazë të kodeve mjekësore.

“Kodi blu, ndihma jepet menjëherë, në kodin e kuq jepet për 15 minuta, ndihma nga mjeku e kështu me radhë. Të shtruar aktualisht janë 220”, thotë ai.

Kapisyzi shton më tej se gjendja e pacientëve është në gjendje të rëndë dhe apelon që të mos neglizhohet ardhja në spital.

“Këtu janë të sëmurë shumë të rëndë. Mos e neglizhoni Covid-in. Trajtohuni që në fillim. E rëndësishme është që kurrë pacientët nuk duhet të këmbëngulin të rrinë në shtëpi”, thotë ai.

Lufta më e madhe bëhet në pavione, aty ku pacientët janë më të rënduar.

Një 40-vjeçar thotë për gazetaren Ema Shazivari se ndodhet prej katër ditësh i shtruar, ndërsa fatmirësisht është përmirësuar.

“Jam 40 vjeç. Po bëj katër ditë. Tani jam më mirë. Kam ardhur me temperaturë, dhimbje koke, i këputur fare. Tani jam super”, thotë pacienti.

Mes të shtruarve ka shumë të rinj në moshë. Profesor Perlati, thotë me bindje se ata janë të infektuar nga variant britanik i cili është më agresiv.

“Edhe vendi ynë nuk bën përjashtim nga të gjitha vendet e tjera. Është rritur numri i pacientëve me moshë të re. Në këtë periudhë tek moshat e reja po shikohet gravitet shhumë i madh i Covid. Më përpara moshat e reja e kalonin më lehtë. Tashmë në vendin tonë duhet të ketë hyrë virusi anglez. Po vërtetohet që ky variant ka edhe agresivitet më të madh”, shpjegon ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pacientë, mjekë e infermierë rrëfejnë të vërtetat e tyre

VIDEO/ Ç’po ndodh te “Shefqet Ndroqi”?