MENU
klinika

Studimi i ri

Koronavirusi shkakton dëmtim të syve

16.02.2021 - 20:37

Një studim i ri sugjeron që Covid-19 mund të shkaktojë dëmtime të syve te pacientët me simptoma të rënduara.

Për studimin e botuar në revistën Radiology, studiuesit shqyrtuan rezonancën magnetike të 129 pacientëve në gjendje kritike në Francë midis 4 marsit dhe 1 majit.

Testet e avancuara treguan se 9 nga 129 pacientë ose 7% e tyre kishin një ose disa dëmtime në pjesën e syve.

Ato ishin kryesisht dëmtim ose bllokim i mundshëm i enëve të gjakut, gjakderdhje të vogla në sy ose prishje të fijeve nervore.

Të gjithë, përveç njërit prej pacientëve të prekur kishin dëmtime në të dy sytë.

“Të dhënat tona mbështesin nevojën për shqyrtim dhe ndjekje të pacientëve për të siguruar trajtimin e duhur dhe për të përmirësuar menaxhimin e shfaqjeve potencialisht të rënda ofiologjike”, thanë autorët e studimit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!