MENU
klinika

Shqetësim mbetet shkalla e lartë e infeksionit

Loja e Ministrisë me testimet, kosto për zbulimin e rasteve!

16.02.2021 - 08:52

Nëse në 24 orët e kaluara do të kryheshin 4 mijë tamponë, sa ç’janë bërë mesatarisht në ditët e fundit, numri i të infektuarve do të kishte qenë mbi 1 mijë.

Por është bërë gati e zakonshme që sa herë ulet doza e tamponëve, bie ndjeshëm edhe numri i personave të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Por ajo që vijon të jetë shqetësuese është shkalla e lartë e infeksionit që vijon të luhatet nga 25 deri në 30 për qind. Çka do të thotë se 25 deri në 30 për qind e të testuarve rezultojnë të infektuar.

RASTET

Të hënën janë kryer vetëm 2700 tamponë dhe kanë rezultuar të infektuar 775 persona. “Janë kryer 2698 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 775 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 298 raste në Tiranë, 74 në Lushnjë, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamzë, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 57 736 që nga fillimi i epidemisë.

FATALITETET

Të larta vijojnë të jenë edhe shifrat e fataliteteve. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç”. Lidhur me situatën në spitalet COVID, numri i të shtruarve është rritur ndjeshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Kjo do të thotë që kapacitetet në këto struktura janë ezauruar. Kjo ka bërë që të aktivizohet skenari A, ku parashikohet përfshirja e 5 spitaleve rajonale, të cilat po ashtu do të trajtojnë rastet me COVID, duke mos i referuar ato në kryeqytet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!