MENU
klinika

“Vaksina ‘Rilindja’ me vdekshmëri shumë të lartë”

Lubonja: Lënia e vendit në këtë gjendje kriminale, qeveria sillet me papërgjegjshmëri totale

18.02.2021 - 17:49

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se në Shqipëri, ka përgjegjshmëri të madhe nga ana e qeverisë shqiptare për çështjen e vaksinimit.

Lubonja thekson se vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, duke shtuar se lënia e vendit në këtë gjendje është kriminale.

“Ka rëndesë, por jio vetëm rëndesë,. Ecja e vaksinimit ka ngadalësuar në disa shtete. në Izrael, SHBA, madje edhe në Izrael ka ecur vaksinimi. Unë këtu shoh një situatë, ku vaksina Rilindja bëhet me ritme më të shpejta sesa vaksina Pfizer që mund të na sjellë qeveria kushedi se kur.

Vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, dmth vaksinohesh duke marrë virusin. Lënia e vendit në këtë situatë është kriminale. Edhe qeveria italiane e re do që të nxjerrë situatën nga situata e korobnavirusit. Ka papërgjegjsshmëri për situatën e Covid, por shihen vetëm zgjedhjet, gara për pushtet. Edhe ai popull jemi, që mbyteshim në Adriatik. E shoh situatën shumë dëshpëruese”, tha Lubonja.

 

Fatos Lubonja shtoi se qeveria bën propagandë sikur po bën diçka për situatën nga Covid, duke shtuar se ka më shumë propagandë sesa punë.

 

“Këta bëjnë propagandë, i lënë njerëzit të vdesin dhe në fund mburren sikur janë Skënderbeu. Këtu u la gjithçka në dorë të privatit dhe sistemi na del katrahurë. Sistemi na tregoi se kush nuk paguan dot, vdes. Politika duhet ta ndryshojë, edhe kultura popullore. Politika duhet të japë shembull. Konfuci shprehet se nëse situata prishet lart, poshtë është katastrofë. Rama kur tha për personalitetet e moshuara do vaksinohen, dmth kush është me PS-në.

Përtej kësaj, personaliteti që është i tillë, duhet ta refuzojë këtë opsion, sepse ai është i barabartë me çdokënd. Sipas interesit, nxjerr opsionet. Është mënyrë për të ndarë shoqërinë në pro dhe kundër meje. Siç kanë bërë edhe me ndarjen e vendit, duke lënë keq veriun”, u shpreh Lubonja.

Në fund, Lubonja deklaroi se nga Kosova pritet shumë, duke thënë se shumica e qytetarëve atje votuan për ndëshkim, por edhe për shpresë.

“Ka shpresa të mëdha në Kosovë, por ka edhe dyshime të mëdha, që lidhen me dy aspekte. E para sa është e mundur që të çlirohet shteti i kapur, deri ku mund të shkojë, e dyta ka nga ata që thonë se ekonomia duhet parë me kujdes. E pres këtë fitore të Kurtit që gjërat të ndryshojnë edhe në Shqipëri. Një pjesë ka votuar për ndëshkim, por kanë votuar edhe pse besojnë. Albin Kurti do të vlerësohet nga fakti sesa do të punojë. Energjinë duhet të derdhen për të ndryshuar vendin përbrenda. Me rëndësi qëllimi i mirë, jo synimi për të bërë qejfin personal. Edhe rruga e vetme që na tregon Kurti nuk shkon, nuk ka determinizëm që do shkojmë patjetër këtu, prandaj duhet shoqëri e hapur edhe ndaj kritikës”, përmbylli Lubonja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!