MENU
klinika

Nis vaksinimi i të moshuarve mbi 90-vjeç

Manastirliu: Vlerësimi nga mjeku i familjes

28.02.2021 - 11:27

Ditën e sotme në stadiumin Air Albania ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 90 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se vlerësimi dhe kalendarii vaksinimit do të bëhet nga mjekët e familjes përmes kartelave që kanë në administrim.

Ministrja gjithashtu theksoi se po vijon edhe procesi i trajnimit të vaksinatorëve për vaksinimin në masë në momentin kur të sigurohet sasia e duhur e dozave.

“Sot kemi vijuar bashkëpunimin me grupmoshën +80, duke futur fashën +90 vjeçare përpara. Pasi vaksinimi i kësaj fashe ka nisur edhe në qytetet të tjera. Përveç të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve kemi vaksinuar në total bashkë me kujdestarët rreth 800 të moshuar. Bashkë me të vaksinuarit sot arrijnë në 13 mijë vaksinime. Ka filluar vaksinimi në disa qytete.

Vlerësimi bëhet edhe nga mjekët e familjes, Përmes kartelave që kanë ata bëjnë vlerësimin e të moshuarve duke krijuar kalendarin që do të vijojë. Jemi duke u përgatitur për vaksinatorët e rinj për infermierët që do të kryejnë në arenën kombëtare trajnimin. Për të filluar vaksinimin kur të kemi edhe vaksinën”, u shpreh ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN