MENU
klinika

"Greqia e re’, nuk kërkohet tampon! Nxitoni të pronontoni"

Media serbe i bën reklamë turizmit në Shqipëri

11.02.2021 - 15:18

Teksa e gjithë bota po vuan nga koronavirusi dhe pushimet verore edhe këtë vit janë ende në pikëpyetje, media serbe “B92” i ka bërë reklamë turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si “Greqia e re”.

Ajo shkruan se Shqipëria është zgjedhja e duhur për serbët për të kaluar pushimet, njësoj siç bënë edhe verën e kaluar.

“Vitin e kaluar, Shqipëria ishte zgjedhja për shumë turistë nga Serbia, sepse për shkak të koronavirusit, destinacionet më të njohura të turistëve serbë, Mali i Zi dhe Greqia, u mbyllën për pothuajse tërë sezonin.

Ne kontrolluam se çfarë na pret këtë verë dhe nëse çmimet me të vërtetë u rritën krahasuar me verën e kaluar, duke marrë parasysh se turistët ankohen për rritjen e çmimeve të akomodimit në rrjetet sociale.

Qytetarët serbë duket se po presin me padurim një rishikim të vendimit për kalimet në kufirin grek dhe disa kanë vendosur të gjejnë një alternativë në vend që të presin”, shkruan ajo.

“B92” citon agjenci udhëtimesh në vendin tonë që flasin për ofertat për 2021 dhe për çmimet.

“Pas një sezoni të shkëlqyeshëm veror në Shqipëri, ne jemi duke përgatitur programe për verën e vitit 2021.

Interesimi është me të vërtetë i madh, dhe është veçanërisht e rëndësishme për ne që një numër i madh i klientëve që qëndruan vitin e kaluar dhe ishin shumë të kënaqur tashmë po rezervojnë pushimet për këtë vit.

Çmimet e akomodimit nuk kanë ndryshuar. Janë identike me vitin e kaluar. Ne do të ofrojmë transport me autobus dhe një ofertë për hotele në Durrës, Ksamil, Sarandë dhe Vlorë”, vijon më tej artikulli.

Aty theksohet edhe se për të hyrë në Shqipëri, nuk ka kushte si në vendet e tjera, pra nuk kërkohet tampon apo pasaportë vaksinimi për koronavirusin.

“Nga një kërkim që bëmë në faqe të njohura për çmimin e akomodimeve, rezulton se ato janë të voltishme.

Ju mund të gjeni një natë për dy persona në vendpushimin e njohur të Sarandës me një çmim prej 40 euro. Mund të gjeni edhe oferta me mëngjes dhe një çmim thuajse të njëjtë.

Nëse vendosni ta kaloni këtë verë në Durrës, shuma minimale që duhet të ndani për dy persona, për një natë, është rreth 20 euro”, përfundon shkrimin media serbe “B92”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot konferenca online për Minishengenin Ballkanik

Mediat serbe: Ja marrëveshjet që do nënshkruhen me Shqipërinë


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat