MENU
klinika

“Rrezikohet katastrofa kombëtare”

Meta: Vaksinimi të mos bëhet me ndarje klasore!

19.02.2021 - 11:36

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Rama që gjatë vaksinimit të popullatës të mos bazohet në ndarje klasore, kritere që sipas kreut të shtetit janë tipike për diktaturat dhe diktatorët.

Presidenti theksoi edhe një herë se që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. 

“Nisur nga situata shqetësuese e cila është rënduar ditët e fundit, por edhe nga sjelljet jo vetëm jo transparente dhe jo të përgjegjshme, por edhe për fat të keq çnjerëzore ndaj disa qytetarëve që kanë humbur të afërmit, apo kanë bërë denoncime publike për mungesën e trajtimit ë duhur të njerëzve të afërt, nisur nga përdorimit politik të kufizimeve, frikësues ndaj qytetarëve, ndaj atyre që konsiderohen si kundërshtarë dhe opozitarë, dhe standardet e dyfishta te ata që do përzgjidhen të vaksinohen, dua të ndaj me ju disa shqetësime:

Së pari që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. Planet që shkojnë nga 14 muaj dhe më shumë s’mund të jenë alibi për të braktisur me mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetëra që po humbin jetën. Vetëm kriteret shkencore të vendosura ndërkombëtarisht janë ato që duhet të vendosin përparsinë në vaksinimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, selektive, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. S’mund të lihen qendrat spitalore pa pajisje jetëshpëtuese. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë të familjes pa pajisje mbrojtëse dhe mjete diagonostike. S’mund të lihen qytetarët si dhe mijëra të sëmurë në mëshirë të fatit, që trajtohen në banese dhe nuk u rimbursohet asgjë nga kostot e mjekimit “, u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti u shpreh se është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë.

“Është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë. U bë gati një vit që janë injoruar jo vetëm kërkesat e presidentit, janë injoruar të gjitha propozimet, sugjerimet. Çdo gjë është përpjekur për t’u politizuar. Nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarde mund t’i kishim në nivelin e Kosovës dhe vendet e tjera. Mbështetja e madhe duhet të kishte shkuar për bizneset dhe jo për koncesionet. Një rrugë edhe bëhet prapë, por një jetë nuk kthehet më”, tha Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!