MENU
klinika

"Shqipëria u godit nga vala e motit ekstrem"

Ministrja Balluku: Sot nuk ka asnjë aks të bllokuar. Të ulëta goditjet…

15.02.2021 - 11:03

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend tha se shteti ka qenë në këmbë duke reaguar siç duhet ndaj stuhisë së borës që ka goditur së fundmi vendit.

Ajo i konsideroi si “goditje të ulëta” reagimet e partive opozitare ndaj qeverisë, ndërsa bëri me dije që nga mëngjesi i sotëm nuk ka asnjë aks të bllokuar.

“Shqipëria është goditur nga një valë e motit ekstrem. Kemi parë borë edhe në Portin e Durrësit siç nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur një reagim të menjëhershëm të shtetit. Fatkeqësisht kemi vënë re edhe një herë, për një çështje që ka ndodhur kudo në Evropën, është kthyer në një debat politik ku të gjithë kanë ekspertizë të jashtëzakonshme për hapjen e akseve, borëpastrueset. Shtetet nuk kanë flota borëpastruese sidomos një shtet në Mesdhe, që goditet një herë në vit. Shtetet kanë kontrata mirëmbajtje që reaguan shumë mirë në të gjithë territorin.

Situata ka qenë aq e ngarkuar sa që nuk hapej dera e makinës për të dalë nga automjeti. Ka qenë Policia e Shtetit në këto 72 orë që nuk është larguar për asnjë moment nga territori, që u ka treguar rrugët alternative qytetarëve. Sot që flasim nuk kemi asnjë aks të bllokuar. Edhe akset që u bllokuan në zonën e pikës doganore të Qafë Thanës u hapën në orët e para të mëngjesit dhe autobusët kaluan pa problem. Kemi qenë në kontakt të plotë me qytetarët që kanë pasur probleme. Kemi pasur në gjithë territorin 480 mjete. Jemi mbështetur te FA, që kanë pajisje më te rënda, dhe kanë qenë aty për të ndihmuar qytetarët. E kuptoj që në çdo moment politikës i duhet argument për të goditur qeverinë. Janë disa raste kur duket shumë e ulët kjo goditje”,  u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi në mbyllje të fjalës së saj se “kjo situatë do të jetë aktive deri të premten, dhe Emergjencat Civile kanë një plan për përballimin e situatës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN