MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mund të jetë kapskllëku arsyeja pse shtoj në peshë?

20.02.2021 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, Mund të jetë kapsllëku arsyeja që unë pavarësisht se ha pak, shtoj gjithmonë e më shumë në peshë?

Mjeku:  Jo! Sepse shtimi në peshë është rezultat i një disekuilibri midis marrjes së energjisë (ushqimit) dhe shpenzimit të saj (aktivitetit fizik). Në shumë raste mungesa e aktivitetit fizik çon edhe në konstipacion. Dieta juaj ushqimore mund të jetë një faktor tjetër i rëndësishëm, qoftë ky për shtimin në peshë apo për konstipacionin. Nuk duhet të harrojmë se edhe disa sëmundje të tjera të metabolizmit ju çojnë në shtimin e peshës. Për këtë arsye, një kontroll mjekësor është gjithmonë i vlefshëm. Konsultimi me mjekun Gastro-Hepatolog në të gjitha rastet do të ishte mjaft i dobishëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN