Analisti Mentor Nazarko, në Çim Peka Live, ka replikuar me ish-deputetin e LDK-së, Faton Bislimi, duke i rreshtuar disa të meta që sipas tij u menaxhuan shumë mirë nga Vetëvendosja dhe Albin Kurti.
‘Vetëvendosja ka luajtur gjithmonë me kartën e përballjes më të vjetrën. Në gjykimin tim Isa Mustafa nuk ka qenë autoktrati klasik i Ballkanit, i cili në një moshë të vjetër, kur në vitet ‘80 ka qenë kryetar bashkie, në kohën kur në Tiranë ka qenë Xhemal Tafaj i cili është zhdukur nga politika, por ka qenë një profesor, bankier, ka qenë rugovist, nuk ka sulmuar kurrë kundërshtarët e tij politikë, ka qenë elastik, ka qenë si ai burri i urtë i odë, që kur bijtë kishin sherre, me qetësi ai i zgjidhte. Pra LDK nuk është parti e vjetër.
Abdullah Hoti, është një teknokrat, është një financier i cili në vitin 2015 shkarkoi kur ishte në qeveri të përbashkët me PDK të gjithë kupolën e tatimeve dhe doganave dhe për këtë arsye, qeveria e përbashkët me PDK u rrëzua.
Për këtë arsye ju nuk ditët ta shisnit sërish atë që Hoti megjithëse me shumicë të kufizuar arriti të shkarkonte me një shpejtë për t’u habitur, drejtorin e policisë, drejtorin e shërbimit informativ, një pjesë të bordit të postës, që ishin vendim të rëndësishme antikorrupsion.
Pra nuk ditët të mbronit edhe këtë veprim të qeverisë suaj që ishte antikorrupsion, dhe jemi në situatën kur z. Kurti po tenton eleminimin e ekzistëncës tuaj, duke thënë që koalicioni i Vetëvendosjes është diçke mes të majtës dhe të djathtës duke ju eleminuar plotësisht.’