MENU
klinika

Zbardhet apelimi i vendimit të gjykatës

Nga kthimi i parave të sekuestruara tek ndalimi i pjesshëm i ushtrimit…

18.02.2021 - 11:04

“Panorama” zbardh përmbajtjen e Apelimit që mjeku Edvin Prifti i ka bërë vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, duke kërkuar ndër të tjera edhe shfuqizimin e vendimit të arrestit me burg.

Në këtë shkresë, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, mjeku thotë se vendimi i gjykatës për ta hetuar në burg, për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, është “procedurë e paligjshme dhe ka mungesë provash që e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se Edvin Prifti ka kryer veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ajo që kërkohet tjetër është ndryshimi i vendimit të GJKKO për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues të “pezullimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe të zëvendësohet me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa si alternativë, kërkohet ndryshimi i vendimit të pezullimit nga detyra, me të njëjtën masë sigurimi, por duke i ndaluar pjesërisht të drejtën e ushtrimit të detyrës së mjekut vetëm në spitale shtetërore, për shkak të shmangies nga kriteri i proporcionalitetit.

Një tjetër kërkese që mjeku Prifti ka paraqitur në Apelimin e vendimit ndaj tij është edhe konsiderimi “i paligjshëm i kontrollit vetjak, të zyrës dje pjesërisht banesës së të hetuarit, për shkak se nuk i është njoftuar letra e të drejtave dhe nuk është siguruar prania e detyrueshme e mbrojtësit gjatë kontrollit si dhe kërkon ti kthehen bashkëshortes së tij “të hollat e sekuestruara në çantën e të hetuarit dhe në banesë për shkak se nuk janë prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat po hetohet”.

Sipas mjekut, këto të holla të sekuestruara “janë pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe diferenca eventuale, kursime familjare për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!