MENU
klinika

Arrestimi i krerëve të korrupsionit

Ngjela: Specialja solli përmbysjen në Kosovë, shumë shpejt nisin arrestimet në Tiranë

16.02.2021 - 16:42

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një koment lidhur me zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Ngjela shkruan në rrjetet sociale, se Specialja e Kosovës e pastroi rrugën për zgjedhjet e 15 shkurtit me arrestimin e krerëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Ai bën edhe një pyetje të rëndësishme: “Po SPAK-u i Shqipërisë, a do t’ua pastrojë rrugën shqiptarëve në zgjedhjet politike të prillit, duke arrestuar krerët e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të krimit të organizuar në Shqipëri?”

Postimi i plotë:

Specialja e Kosovës, para disa muajsh, e pastroi rrugën në zgjedhjet politike të 14 shkurtit me arrestimin e krerëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ky pastrim solli përmbysjen e madhe të korrupsionit në Prishtinë.

Pas kësaj, procesi duhet të vijojë në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.

Po SPAK-u i Shqipërisë, a do t’ua pastrojë rrugën shqiptarëve në zgjedhjet politike të prillit, duke arrestuar krerët e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të krimit të organuzuar në Shqipëri?

Këtë po presin shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Shqipëria është tamam në kohë. A e din politika dhe ekspertiza amerikane këtë?

Po Byroja Kombëtare e Hetimit, kur do të konstituohet plotësisht me hetuesit e saj?

Ne mendojmë se shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri procesi i likuidimit me akuzë penale për të gjithë të korruptuarit të politikës së lartë shqiptare, dhe të bandave të tyre.

Në fakt, ky është vijim i procesit ligjor antikorrupsion në Shqipëri.

ll.

Kjo është gjendja e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse ne këtë kahe lëvizjeje po ecën edhe Maqedonia e Veriut me shqiptarët, në procesin e shkatërrimit të gënjeshtrës shekullore për përqindjen e tyre në atë shtet, dhe për falsifikimin e prejardhjes së shqiptarëve.

Tani po kuptohet pse janë të çorientuar pushtuesit shekullorë të trojeve shqiptare, sepse Specialja e Kosovës, para disa muajsh, dhe zgjedhjet e 14 shkurtit që e pastruan shtetin shqiptar të Kosovës nga beogradasit, po flasin për një epokë të re të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Po në Tiranë

Në Tiranë po pritet me padurim që SPAK-u të fillojë arrestimet e korrupsionit të lartë shtetëror. Duhet të theksojmë se, të korruptuarit e Tiranës sot, në shumicën e tyre, beogradas dhe moskovitë janë. Shumë shpejt keni për t’i parë dhe dokumentat e zbardhura për ta; sepse edhe këta, të njëllojtë janë, mu ashtu si përgjatë këtyre dy shekujve të fundit, ku janë shitur drejt Beogradit thuajse të gjithë krerët e shtetit shqiptar.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!