Partia Republikane dhe Partia Demokratike gjejnë më në fund gjuhën e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Lajmin e dha vetë kreu i PR, Fatmir Mediu pas takimit me liderin e opozitës.
“Do të garojmë në një koalicion me Partinë Demokratike. Besoj se koalicioni do të funksionojë. PD dhe PR kanë përgjegjësi më shumë se kurrë për ti shërbyer qytetarëve“, tha pas takimit me Bashën kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu.
Sipas Mediut, votat e PR dhe aleatëve të tjerë janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet e 25 Prillit.
“Programi i PD është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve“, vijoi Mediu.