MENU
klinika

"Mund ta mbyllim para afatit 14 muaj!"

Peleshi: Shqipëria do jetë e para në rajon për vaksinim masiv

27.02.2021 - 12:09

Ministri i Mbrojtjes, njëherazi dhe drejtuesi i politik i PS-së në Korçë, Niko Peleshi paralajmëroi zhvillimet të rëndësishme sa i përket vaksinimit masiv të qytetarëve.

Me shumë nota optimizmi, Peleshi tha se Shqipëria do të jetë një ndër vendet e rajonit që do të ecë me ritme më të shpejta sa i përket vaksinimit të qytetarëve, çka mund të përfundojë si proces edhe më herët se  afati 14 muaj që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Duke folur si ministër i Mbrojtjes, Peleshi tha se për këtë do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura duke dhënë edhe një skenar të mundshëm se si do të zhvillohet ky proces.

“Shqipëria do të jetë ndër vendet e para në rajon që do të sigurojë vaksinimin masiv , që do të sigurojë vaksina për të gjithë popullsinë, mos e merrni si lajm përfundimtar, por kam më shumë informacion se sa po flas dhe jam i sigurt që në ditët në vijim nga Rama do të kemi lajme shumë të mira. Nga ana tjetër na vë në pozitën, që të gjithë institucionet kanë një mundësi për t’i dhënë një dorë procesit të vaksinimit, flas për Forcat e Armatosura, për të vënë në dispozicion të gjitha mjetet tona, ne kemi 100 infermierë, logjistikë, qendra në çdo bashki, në fshatra të mëdha, nëse do gjykohet të ngrihet një sistem i tillë, mjete transporti shumë logjisttikë që do jetë e gjitha në dispozicion të vaksinimit masiv. Shpresoj që dita të jetë shumë e afërt, kemi thënë 14 muaj, por nëse sigurohet në një kohë të shkurtër, mund të jetë më e shkurtër, mund të jemi ndër vendet që do ecë me ritme më të shpejta të vaksinimit masiv në rajon”, tha Peleshi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!