MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Përse ndodhin çrregullimet në ciklin menstrual?

02.02.2021 - 08:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përse ndodhin çrregullimet në ciklin menstrual?

Mjeku: Menstruacionet vonohen shpeh here për shkak të stresit. Stresi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ciklin menstrual të femrës, duke e bërë atë më të gjatë apo më të shkurtër se zakonisht, apo në raste specifike të ndaloj këtë proces tërësisht për një muaj apo dy. Humbja e dukshme e peshës apo stërvitjet intensive, gjithashtu ndikojnë në rregullat e ciklit. Të qenurit me peshë të vogël apo sasia e ulët e yndyrës në trup, ndryshojnë nivelin e hormoneve, duke i ulur ato në nivele të cilat ovulimi dhe menstruacionet nuk mund të ndodhin. Ka edhe shkaqe të tjera që ndikojnë në ciklin menstrual. Nëse kjo gjëndje vazhdon atëherë duhet të bëni një vizitë më specifike tek gjinekologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN