MENU
klinika

Associated Press

“Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës”

20.02.2021 - 14:26

Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej, që vdiq nga koronavirusi nëntorin e kaluar.

Këmbanat u përhapën në tempullin e gjerë Shën Sava në Beograd, ku peshkopët e moshuar serbë u takuan për të njoftuar Metropolitin Porfirije si patriarkun e ri të kishës me shumë ndikim.

Porfirije, 59-vjeç, “besohet se ka një qëndrim pak më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij dhe pjesa tjetër e klerit të lartë të kishës serbe”, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas AP-së, patriarku i ri i kishës serbe, njihet si njeri i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ardhja e një aleati në krye të kishës do të jetë me rëndësi për Vuçiqçin nëse ai përpiqet të negociojë me shumicën shqiptare të Kosovës vendosjen e marrëdhënieve në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës.

Përkrahja nga Kisha serbe, e cila në Kosovë e ka të vendosur selinë historike, konsiderohet të jetë kyçe për çfarëdo marrëveshje”, raporton AP.

Kisha serbe vazhdimisht e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që AP përkujton se ajo luajti rol kyç edhe në zgjedhjet e Malit të Zi, ku partitë pro-serbe mposhtën pushtetin pro-perëndimor të Milo Gjukanoviçit, verën e kaluar.