MENU
klinika

Ndërsa lokalet...

Propozimi i Pëllumb Piperos: Shkollat të mbyllen deri në fund të marsit

20.02.2021 - 21:11

Prej javësh shifrat e infektimeve në vendin tonë kanë arritur rekorde, duke detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të vendosin kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Por pavarësisht këtij kufizimi, numri i infektimeve nuk ka ndryshuar, ndaj mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero rekomandon që shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme të qëndrojnë mbyllur deri në fund të marsit.

Gjithashtu, Pipero kërkon që gtë reduktohet edhe orari i aktiviteteve të lokaleve dhe restoranteve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, u shpreh Pëllumb Pipero për A2CNN.

Mjeku ngre alarmin se krahas rritjeve të infektimeve, janë shtuar shumë edhe humbjet e jetëve te moshat e reja.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura”, shtoi ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!