MENU
klinika

"Kishte baltë...sot ka ngrehina"

Rama: Paga minimale do shkojë duke u rritur çdo vit

04.02.2021 - 14:11

Kryeministri Rama premtoi sot se me konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e ekomonisë vendime të rëndëishme të merren ku do të përfitojnë të gjithë. Teksa përmendi raportin e organizatës prestigjioze Standard and Poor’s, Rama u shpreh se janë vënë bazat për ekonomi të konsoliduar.

“Kemi një lajm paralelisht me këtë që flet për ekonominë. Askush të mos mendojë se kur unë flas për arritjet në ekonominë nuk po iu them lumturohuni dhe duartrokisni. Jam më i pakënaquri ndër të gjithë ju, sepse besoj se potenciali është aty. Institucionet ndërkombëtare vlerësimet i bëjnë në bazë shifrash e faktesh dhe jo emocionesh. Dhe raporti i sapodalë i Standard and Poor’s konfirmon vlerësimin aktual, qëndrueshmëri B+; dhe perspektivën e qëndrueshme që nuk ndodh me vende të tjera. Kanë humbur pozicion në vende të caktuara. Këtë vit ekonomia do të rritet me 4.5% me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër, ne jemi ende më optimist se kaq por kjo është temë tjetër. Standard and Pors thekson se qeveria arritur të marrë kredi për të konsoliduar hendekun fiskal.

Kur flitet për borxhe dhe kredi, flitet më mënyrën më banale të mundshme. E para e dëmshme dhe e dyta e kollajshme. Në fakt jo. Çështja e një vendi është sa e ka borxhin por sa fuqi ka ta financojë. Japonia e ka 200% borxhin, por kjo nuk e pengon. Përpjekjet e qeverisë ndihmojnë për të konsoliduar ekonominë në vitet e ardhshme. E thënë ndryshe, janë vënë bazat të dashur miq, që nuk kanë qenë kurrë. Kishte baltë dhe terren të paqëndrueshëm. Sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar, ka ngrehina. Këto janë infrastruktura dhe sistemet që do të bëjnë ekonominë tonë në të ardhmen, një ekonomi që do të ketë për të gjithë. Kjo sjell një modernizim të sistemit fiskal dhe sjell rritje të ardhurave. Në fund të ditës nuk është çështja sa paguan ata që paguajnë taksa por sa ne arrijmë që ata që i ikin detyrimeve të paguajnë dhe të zgjerohet baza fiskale pa rritur taksat. Ne nuk kem i taksa për të rritur. Flasim për një vend që ka bërë zero taksën për biznesin e vogël, zero TVSH për biznesin deri në 100 mijë dollarë xhiro. Ne kemi hyrë këtë vit me një pagë minimale 30 mijë lekë. Paga minimale do të shkojë duke u rritur çdo vit në vitet e ardhshme”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si nismë sociale është e mirëpritur

Paga minimale 300 mijë lekë/ “Mund të rëndojë ekonominë”