MENU
klinika

“Prandaj na duhet Mandati i Tretë!”

Rama: Spitalet sot nuk kanë asnjë krahasim me dje! Duhet ta kryejmë deri në fund…

18.02.2021 - 09:49

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë disa fotografi të spitaleve 7 vjet më parë ndërsa i krahason me gjendjen e spitaleve sot. Rama shtron pyetjen se çfarë do të ndodhte që virusi të binte para 7 vjetësh, ku sipas tij, spitalet ishin në një gjendje të rëndë.

Më tej Rama është shprehur se ky ndryshim, sado i madh, nuk mjafton kështu që sipas tij i duhet një mandat i tretë për të pastruar deri në fund abuzuesit në radhët e bluzave të bardha.

Postimi i Ramës:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!

Prandaj na duhet Mandati i Tretë

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!