MENU
klinika

“Ashtu si rindërtimi...”

Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

17.02.2021 - 20:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa foto nga procesi i vaksinimit në Durrës e Bulqizë.

I “ngacmuar” pak nga kritikët lidhur me këtë proces që sipas tyre është tepër i avashtë, Rama thotë se siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit.

Krahasuar me vendet e Europës, Rama thotë se nuk jemi aspak vonë krahasur me to.

Postimi i Ramës

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot dhe aspak më vonë se shumë shtete të tjera në Europë e në rajon po se po.

*Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre