MENU
klinika

Për përdorim të brendshëm

Rusia miraton vaksinën e tretë kundër Covid-19

20.02.2021 - 11:59

Rusia ka miratuar të shtunën vaksinën e saj të tretë kundër koronavirusit për përdorim të brendshëm, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin për një televizion shtetëror, ndonëse testimet klinike në masë nuk kanë nisur ende.

Vaksina CoviVac është krijuar nga Qendra Chumakov, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Rusia tashmë ka miratuar dy vaksina kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, duke përfshirë atë Sputinik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, të cilat po ashtu u janë dhënë njerëzve pa u kryer të gjitha fazat e testimit.

Kjo qasje ka rritur shqetësimet në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim.

Sputnik V është miratuar në gusht dhe testimet e fazës së fundit kanë nisur në shtator.

Vaksinimi masiv ka nisur në dhjetor, pasi testimet preliminare kanë treguar se vaksina është 91.4 për qind efikase.

Që nga ajo kohë, më shumë se 2 milionë rusë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Sputnik V, ka thënë ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Prodhimi i vaksinës së dytë, të zhvilluar nga Instituti Vector në Novosibirsk, do të fillojë shpejt.

“Sot, Rusia është shteti i vetëm që ka tri vaksina kundër COVID-19”, ka thënë kryeministri Mishustin.

Për dallim nga vaksina Sputnik V, që përdor një virus të modifikuar dhe të padëmshëm, i cili synon të përgatisë trupin për infektim potencial me koronavirus, vaksina CoviVac është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, që nënkupton se atij i është hequr aftësia e shumimit.

“Vaksina që kemi zhvilluar reflekton gjithë historinë ruse, si dhe atë globale mbi shkencën e vaksinës”, ka thënë drejtori i Qendrës Chumakov, Aidar Ishmukhametov.

Vaksina CoviVac është thënë se duhet të merret në dy doza, me 14 ditë në mes.

Ajo transportohet dhe ruhet në temperaturë të frigoriferit, mes dy dhe tetë gradësh Celsius.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!