MENU
klinika

Senatorët janë pro gjykimit, ndërsa ish-presidenti kërkon shfajësim

‘Gjyqi ndaj Trump është kushtetues’

10.02.2021 - 09:46

Pas një mbledhjeje që paraqiti një video tronditëse të sulmit më 6 janar në Capitol, vetëm gjashtë republikanë u bashkuan me demokratët dhe ranë dakord për të lejuar gjykimin të vazhdonte, duke sinjalizuar se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për një dënim.

“Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e Amerikës”. “Ne nuk mund të kemi presidentë që nxisin dhe mobilizojnë dhunën e turmës kundër qeverisë sonë dhe institucioneve tona sepse ata refuzojnë të pranojnë vullnetin e njerëzve.”

Ishte parathënia e një çështje që Raskin dhe ekipi i tij do të fillojnë të ndjekin penalisht sot. Ata kërkojnë të provojnë se Trump kaloi muajt e tij të fundit në zyrë duke u përpjekur të përmbyste zgjedhjet, duke përdorur pretendime të pabazuara të mashtrimit të gjerë të votuesve për të mbledhur mbështetësit në Uashington dhe më pas t’i inkurajonin ata të marshonin drejt Kapitolit për t’u përpjekur të përballen me Kongresin ndërsa po zyrtarizohej fitorja e Presidentit të zgjedhur Joseph R. Biden Jr.

Drejtuesit e Dhomës së Përfaqësuesve u ndeshën kundër një ekipi juridik të mbledhur me ngut për Trump që ofroi një mbrojtje herë pas here, para se të argumentonin përfundimisht se gjykimi i ish-presidentit do të shkelte Kushtetutën.

Filloi me një prezantim nga Bruce L. Castor Jr., i cili komplimentoi rastin bindës të bërë nga menaxherët dhe më pas nisi një fjalim që dukej se ngatërronte dhe mërziste disa senatorë në të dy palët. Partneri i tij David I. Schoen ishte më i mprehtë, duke pohuar se Demokratët u nxitën nga një “etje e pangopur” për të shkatërruar Trump.

Schoen paralajmëroi se ata në vend të kësaj do të dëmtonin vendin duke vendosur një standard të ri për të ndjekur ish-zyrtarët, pavarësisht nga fakti se u votua me mbështetjen dypartiake për të hequr Trump përpara se të largohej nga detyra.

“Kushdo që dëgjoi ekipin ligjor të Presidentit Trump pa që ata nuk ishin të përqendruar, ata u përpoqën të shmangnin çështjen dhe folën për gjithçka, përveç çështjes në fjalë,” tha Cassidy, i cili kishte votuar muajin e kaluar në favor të një kundërshtimi kushtetues ndaj gjyqit dhe ishte i vetmi republikan që ndryshoi qëndrimin e tij mbi këtë çështje të martën. Ai shpejt mori qortime nga Partia Republikane e Luiziana.

Megjithëse në shekullin e 19-të Senati ra dakord të gjykonte një sekretar lufte pasi ai u largua nga detyra, ai kurrë më parë nuk kishte gjykuar një ish-president. Trump është gjithashtu presidenti i parë ndonjëherë që është fajësuar dhe gjykuar dy herë.

Me senatorët në të dy palët të etur për të përfunduar një ndërmarrje rezultati i të cilit ishte i qartë, ata ranë dakord për rregullat që do të lejonin një gjykim jashtëzakonisht të shpejtë të fajësimit, me një vendim të pritur sa më shpejt këtë fundjavë. Mund të përfundojë në më pak se gjysmën e kohës së gjyqit të parë të Trump, kur senatorët e liruan atë nga akuzat në lidhje me një fushatë presioni ndaj Ukrainës.

Shpejtësia pasqyroi frikën e Demokratëve se ndalja për të gjykuar Trump do të prishte vrullin prapa axhendës së Presidentit Biden. Republikanët, gjithashtu, kishin arsye të mira për të dëshiruar përfundimin e gjyqit, duke mbyllur një kapitull që ka qenë përçarës dhe i dëmshëm për partinë e tyre.

Duke përqafuar argumentet e mbrojtjes për pushimin nga puna, republikanët i dhanë mbulesë vetes për të liruar Trump nga gjykimi. Shumë senatorë republikanë kanë thënë publikisht dhe privatisht se ata e konsiderojnë Trump të paktën pjesërisht përgjegjës për sulmin në Kapitol, por  ish-presidenti mban një kontroll të veçantë ndaj votuesve të tyre dhe partisë së tyre. Ndaj edhe ata stepen në qëndrimet e mbajtura.

Të tjerët, si senatori Mitch McConnell nga Kentucky, vazhdojnë të këmbëngulin se ata do të shërbejnë si juristë të paanshëm dhe janë të hapur për dënim edhe nëse votuan për pushimin e çështjes për arsye kushtetuese. Por të dy pozicionet janë të vështira për tu pajtuar.

Shtatëmbëdhjetë republikanët do të duhet të braktisin Trump për të arritur pragun e dy të tretave për ta dënuar atë. Në votimin e së martës, gjashtë republikanët që thanë se gjyqi duhej të zhvillohej ishin Cassidy, Susan Collins nga Maine, Lisa Murkouski nga Alaska, Mitt Romney nga Utah, Ben Sasse nga Nebraska dhe Patrick J. Toomey nga Pensilvania.

Megjithatë, ishte e qartë se menaxherët e Dhomës së Përfaqësuesve kishin përmbushur qëllimin e tyre për të detyruar senatorët të shikonin realitetin e asaj që u zhvillua më 6 Janar dhe të shihnin rolin e Trump në sulmin e ndodhur.

Raskin theksoi edhe njëherë se pesë njerëz, përfshirë një oficer, kishin vdekur.

Thirrja e tij pasoi një argument më të dendur kushtetues dhe historik në të cilin Raskin paralajmëroi senatorët se presidenti donte që ata të krijonin një “përjashtim të Janarit” të rrezikshëm që do të minonte sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave të themeluesve. Duke u bazuar në Konventën Kushtetuese të vitit 1787 dhe logjikën politike të njohur për ligjbërësit, ai këmbënguli se heqja dorë nga një gjyq do të dërgonte mesazhin se presidentët e ardhshëm janë të imunizuar nga keqbërjet në javët e tyre të fundit në detyrë.

“Të gjithë mund të shohin pse kjo është kaq e rrezikshme,” tha ai. “Është një ftesë për presidentin që të godasë më së miri me gjithçka që ai mund të dëshirojë të bëjë gjatë ikjes nga dera, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të dhunshme me çdo kusht për të bllokuar transferimi paqësor të pushtetit.”

Ndërsa më pas ai vendosi një vido të pamjeve të sulmit në Kapitol.

“Ai do të donte që ju të besonit se nuk ka asgjë që Senati mund të bëjë në lidhje me të,” tha Raskin, duke bërë me shenjë te imazhet.

“Asnjë gjyq. Asnjë fakt. Ai dëshiron që ju të vendosni që Senati është i pafuqishëm në atë pikë. Kjo nuk mund të jetë e drejtë.”

Raskin tha që hartuesit kishin për qëllim të kundërtën. Ata kishin qenë mjaft të qetë me fajësimin e ish-zyrtarëve, tha ai.

Argumentet nga ekipi i mbrojtjes me tre persona të Trump, të mbledhur vetëm dy javë më parë, ishin më pak kohezive.

Pas gati një ore një prej mbrojtësve të Trump, arriti në një përfundim, duke thënë se si një qytetar privat, Trump nuk duhej të fajësohej dhe se nëse Departamenti i Drejtësisë besonte se ai kishte bërë ndonjë gjë të gabuar, do ta ndiqte penalisht.

Ai argumentoi që demokratët thjesht donin të siguroheshin që Trump nuk mund të kandidonte përsëri.

Ndërsa Senati vijoi me bindjen se Trump duhet të fajësohet duke rishfaqur sërish pamjet e dhunës dhe plaçkitjes së ndodhur në Kapitol ku për pasojë humbën jetën 6 persona. 56 anëtarë  Senatit votuan pro fajësimit, dhe 44 kundër argumentit  demokratëve se procedimi është  përputhje me Kushtetutën e Shteteve  Bashkuara.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ F.H, Konica.al