MENU
klinika

A duhen shtrënguar kufijtë?

Shqipëria e rrethuar nga mutacioni anglez i koronavirusit

02.02.2021 - 18:12

Mutacioni britanik i SARS-Cov-2 ka mbërritur në dyert e Shqipërisë, në mos edhe ka hyrë me gjithsej autoritet zyrtarisht nuk kanë konfirmuar asnjë rast. Të gjitha vendet në kufi me vendin tonë kanë raportuar raste në rritje.

Në Kosovë, rasti i parë i virusit britanik u pikas që në 5 janar. Deri tani janë të infektuar më këtë variant 3 shtetas. Por Prishtina tha se nuk i ka mundësitë për momentin të analizoj llojin e ri të Covid-19.

Në Maqedoni varianti britanik është identifikuar përpara një jave dhe deri sot janë zbuluar zyrtarisht 3 raste. Ministri i Shëndetësisë atje Venko Filipçe njoftoi se do të vendosen masa të reja si kufizim në transportin publik deri në masën 50% dhe puna nga shtëpia për administratën shtetërore dhe publike. Në Maqedoni aktualisht janë evidentuar 3 raste.

Tek fqinji ynë jugor, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoi kufizime të ashpra sepse ditën e fundit nga 500 raste me të infektuar rreth 60 për qind e tyre ishin të prekur nga virusi anglez.

Greqia la në fuqi masat e 21 janarit ku do të mbeten të mbyllura një sërë dyqanesh dhe administrata shtetërore e publike duhet të vijojnë ende nga shtëpia. Ajo po mban masë karantine për qytetarët shqiptare të cilët jetojnë atje dhe shkojnë në Greqi. Në masat e përcaktuara thuhet gjithashtu se asnjë person nuk do të hyjë në vend pa një test PCR negativ të kryer në 72 orët e fundit.

Por ndërkohë nga fqinjët drejt Shqipërisë nuk janë ndalur për asnjë moment hyrjet e qytetarëve.

Sipas të dhënave nga INSTAT, nga Kosova kanë hyrë vetëm në dhjetor rreth 85.648, nga Maqedonia rreth 31.826 ,nga Greqia rreth 5.714 persona,ndërkohë nga vende të tjera ku prej kohësh kishte filluar ekspozimi i mutacionit të ri, ka qenë më i paktë se vendet e rajonit (Angli 3.849, Itali 9.648 etj).

Për të hyrë në Shqipëri,autoritet nuk kanë vendosur asnjë kufizim. Madje as përgjigjet e tamponit nuk kërkohet megjithëse këshillohet një vetkarantinim. Praktikisht Shqipëria është e lirë dhe pa barriera .

Por mutacioni anglez sipas studimeve rreth tij tregon se është më i rrezikshëm dhe vdekjeprurës. “Si” pyeti autoritetet shëndetësore nëse po mendohet ndonjë kusht për hyrjen në vend, por Instituti i Shëndetit Publik u përgjigj se për momentin ka vetëm një urdhër që ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe dhe vetkarantinimin e detyrueshëm të udhëtarëve që vijnë nga vendet e tjera por që kanë nisur rrugën e tyre nga Britania.

Të hënën ekspertët e Komitetit Teknik tha nëse ka rritje të numrave të të infektuarve me virusin aktual. Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se vijon një trend i rritur i rasteve të konfirmuara gjatë javëve të fundit. Bino theksoi se ka një rritje te incidencës si edhe të grupmoshave të prekura.

“Kemi një rritje të incidencës javore në 209 raste për 100 mijë banorë. Rritje të madhe kanë parë Tiranë, Durrës, Fier, në bashkinë e Sarandës është rritja më e madhe dhe në disa bashki të tjera, por të marrim gjithë Shqipërinë ka rritje graduale. Ka rritje jo vetëm në grupmoshën e re, por ka rritje të rasteve në të gjitha grupmoshat”, tha Bino.

A mos ka ardhur momenti që autoritet të rishikojnë vendimet për të shtrënguar hyrjet në Shqipëri edhe për shkak të mutacionit anglez të SARS-Cov-2 ?!(SI)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmban materialin gjenetik të proteinës...

AstraZeneca: Vaksina jonë është efektive kundër variantit anglez

Pritet pezullimi i fluturimeve me Beogradin

Virusi “anglez” mbërrin në Serbi!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!