MENU
klinika

“Britania e Madhe infekton vullnetarë me koronavirus”

Studimi do të bëhet në 90 persona të moshës 18-30 vjeç!

18.02.2021 - 10:07

Në një studim duhet të sqarohet sasia e koronavirusut, e nevojshme që virusi të të ngjitet. Rezultatet duhet të ndihmojnë në zhvillimin e medikamenteve.

Për ta kuptuar më mirë koronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test. Kërkohen deri në 90 vullnetarë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër. Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një “mjedis të sigurt dhe të kontrolluar”. Projekti është planifikuar të fillojë në javët e ardhshme dhe subjektet nuk do të vaksinohen paraprakisht.

Ndër të tjera, autoritetet duan të zbulojnë se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit, sa e madhe duhet të jetë ngarkesa virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit. Studimi pritet gjithashtu të luajë një rol qendror në zhvillimin e vaksinave dhe medikamenteve kundër COVID-19. Qeveria po e financon këtë studim të parë në të gjithë botën me ekuivalentin e 38.6 milionë eurove.

Përdoret patogjeni i Coronas, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore. Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.

Në Gjermani i quajnë jo etike provat dhe ka rezerva mjekësore

Në një studim pasues, subjektet e testit do të vaksinohen me një agjent të ri aktiv dhe më pas do të ekspozohen ndaj virusit. Në këtë mënyrë duhet të përcaktohen vaksinat më efektive, siç shpjegoi Chris Chiu nga Imperial College. Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga pandemia, me më shumë se 118.000 vdekje nga koronavirusi. Në të njëjtën kohë, ishte vendi i parë perëndimor që filloi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit.

Në Gjermani, studimet “Sfida Njerëzore” për voronavirusin konsiderohen të pamundura. Shoqata e Kompanive Farmaceutike që zhvillojnë kërkime (vfa) i hodhi poshtë në vjeshtë teste të tilla si jo etike. Ekzistojnë gjithashtu rezerva mjekësore: “Studimet e sfidave mund të tregojnë një pamje të falsifikuar, pasi rezultatet që mblidhen vetëm te njerëz të rinj, të shëndetshëm nuk mund të transferohen tek të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë. Por këto grupe njerëzish kërcënohen më shumë nga COVID-19 “, thekson shoqata në faqen e saj të internetit.

Infektimet e shkaktuara artificialisht nuk korrespondojnë me infektimet reale në jetën e përditshme./ DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të kërkojë vaksinim çdo 12 muaj

“Koronavirusi është i paparashikueshëm”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!