MENU
klinika

Provimet e maturës

Vrapi zbulon detaje nga testi: 80% e studentëve mund të marrin lehtësisht…

16.02.2021 - 11:45

Provimet e maturës shtetërore do të jenë tepër të vështira për maturantët, të cilët prej kohësh zhvillojnë mësimin online ndërsa më 3 Qershor nis testi i parë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se provimet do të hartohen duke pasur parasysh edhe vështirësitë që kanë hasur gjatë zhvillimit të mësimit online dhe mësimit të kufizuar në klasa.

Drejtoresha e përgjithshme e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi foli në “Wake Up” duke thënë se testi i maturës do të jetë i përzier, pra do ketë pyetje me alternativa dhe me zhvillim.

“Do të jemi ekstremisht të kujdesshëm në çdo element të testit. Një pjesë e madhe të pyetjeve do të jenë në nivelin e parë dhe të dytë. Pra 80% e gjithë testit është në nivelin e parë dhe të dytë, lehtësisht mund ta marrin notën 8.

Është testi i përzier. Do kthehemi në variantet që janë kthyer në lloj tradite, me alternativa dhe me shtjellim. Në total janë 60 pikë dhe një maturant që të kalojë duhet të marrë 25 pikë. Nota 10 fillon te 53-pikëshi”, sqaroi Vrapi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!