MENU
klinika

Shqipëria do refuzojë nëse aplikohet dënimi me vdekje

Zbardhet Traktati për ekstradimet në SHBA

20.02.2021 - 12:31

Zbardhet Traktari për ekstradimet me SHBA dhe Shqipërisë, i firmosur nga diplomatja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në Nenin 7 të këtij Traktati, thuhet se nëse një person është dënuar me vdekje në SHBA, dhe kapet në Shqipëri, ekstradimi do të ndodhë vetëm nëse “Shteti Kërkues” (Amerika) i jep garanci “Shtetit të Kërkuar” (Shqipërisë) që, i dënuari nuk do dënohet me vdekje.

“Kur vepra penale, për të cilën kërkohet ekstradimi, është e dënueshme me vdekje nga legjislacioni i Shtetit Kërkues dhe nuk është e dënueshme me vdekje nga legjislacioni i Shtetit të Kërkuar, autoriteti ekzekutiv i Shtetit të Kërkuar mund të refuzojë ekstradimin, përveçse nëse Shteti Kërkues i jep autoritetit ekzekutiv të Shtetit të Kërkuar një garanci që dënimi me vdekje nuk do të jepet kundër personit të kërkuar ose, nëse Shteti Kërkues për arsye procedurale nuk mund të japë këtë garanci, një garanci që dënimi me vdekje, nëse jepet, nuk do të ekzekutohet”, thuhet në Traktat.

Të kërkuarit nga Shqipëria në SHBA ose anasjelltas sipas këtij traktakti arrestohen me afat 60 ditorë deri në mbërritjen e plotë të dosjes së ekstradimit, dhe në rast se ky material vonon, i kërkuari mund të lirohet por kërkesa për ekstradim nuk anulohet.

I vetmi rast kur ekstradimi për interes të SHBA-ve apo Shqipërisë do të refuzohet automatikisht është kur vepra penale ka karakter politik dhe ushtarak sipas nenit 4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!