MENU
klinika

Studimi

9% e të infektuarve mund të preken sërish nga Covid-19

03.03.2021 - 12:57

Në këtë kohë pandemie pikëpyetjet dhe shqetësimet janë të shumta. Një nga më të shpeshtat është ajo e mundësisë së riinfektimit me Covid-19 tek personat që e kanë kaluar njëherë.

Sipas studimit më të fundit të publikuar në Gazetën Europiane për kërkimet klinike, kërkuesit shkencorë të Universitetit të Graz në Austri, në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, dhe Universitetin Stenford në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studiona të gjithë popullsinë e Austrisë.

Të gjithë të infektuarit në periudhën 22 Shkurt – 30 Prill 2020 u identifikuan përmes kartës së tyre të identitetit dhe infektimet e tyre u krahasuan në valën e dytë 1 Shtator – 30 Nëntor 2020 me infektimet për herë të parë të pjesës tjetër të popullatës.

Në detaje u studiuan 14.800 persona që e kishin kaluar infeksionin, dhe 8.885.640 persona që nuk ishin infektuar në pranverë. Në valën e dytë të epidemisë, shtator-nëntor 2020 u zbuluan: 40 reinfektime të vetme, dhe 253.581 infektime të reja.

Sipas këtyre të dhënave raporti i mundësisë së riinfektimit është 9%, ndërsa efikasiteti i mbrojtjes nga riinfektimi është 91%. Ndërkohë vaksinat e miratuara deri tani kanë efektivitet nga 70% deri në 94.7%.

Autorët e këtij raporti arrijnë në përfundimin se pas studimit të popullsisë austriake në një hark kohor prej 6 muajsh ka vetëm 9 për qind të mundësisë për riinfektim me Covid 19. Ndërkohë që mbrojtja nga koronavirus pas infektimit natyror është e krahasueshme me nivelin më të lartë të efikasitetit të vaksinave antiCovid.

Në këtë raport nuk flitet për analizat serologjike apo përqindjen e antitrupave të pranishëm tek personat që kanë kaluar Covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!