MENU
klinika

“Nëse ka rritje të rasteve, do të...”

A do të merren masa të tjera ndaj koronavirusit? Flet Rakacolli

02.03.2021 - 21:02

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, e ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke folur për faktin se a do të ndërmerren masa të tjera ndaj koronavirusit, deklaroi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve.

Rakacolli theksoi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve dhe se fjalën e fundit e thonë epidemiologët.

“Masat merren në bazë të numrave të rasteve dhe vdekjeve. Masat merren në përputhje me shkencën epideologjike. Shumë dalin në TV dhe shprehen sikur të jenë ekspertë të epidemiologjisë, janë ekspertë epidemiologë që e bëjnë. Numër tjetër është edhe mesatarja e rasteve javore, numri i të shtruarve, edhe hetimi epidemiologjik.

Pas çdo rasti që del pozitiv, bëhet hetim epidemiologjik dhe nxjerr arsyen se përse ky individ është infektuar. Kështu, krijon idenë e shpërndarjes. Ndërthurja e faktorëve në fund jep një përfundim. Ekspertët epidemiologjik janë ata që vendosin. Janë ulur rastet ditore, kanë shkuar nën 1000 rastet mesatare javore”, u shpreh Rakacolli.

Në lidhje me vaksinat, Rakacolli, nënvizoi se në Shqipëri tashmë janë sjellë vaksina dhe ka nisur vaksinimi i popullsisë dhe se asgjë nuk bëhet për fushatë.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!