MENU
klinika

"U emocionova kur..."

Akuzat për mjekët, flet Perlat Kapisyzi: Bluzat e bardha po nëpërkëmben

20.03.2021 - 18:12

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlkat Kapisyzi, foli për situatën pandemike në vend, ku tha se gjendja është e rëndë, po sipas tij jo kritike.

Ai tha se urgjencat janë përgjysmuar, teksa shtoi se njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe po mbajnë maska.

I pyetur sesi i komentonte akuzat dhe denoncimet e qytetarëve, lidhur me shërbimin e infermierëve ndaj të afërmve të shtruar, Kapisyzi tha se bluzat e bardha po nëpërkëmben, pasi sipas tij ata po bëjnë sakrrfica të mëdha duke u shërbyer pacientëve të shtruar.

“Situata është e rëndë, por nuk është kritike. Nuk mund të vëmë festen mbi sy, të heqim maskat, Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre”, u shpreh mjeku Kapisyzi.

Pyetje: Akuzat për shërbimin e infermierëve?

Kapisyzi: Një infermier ka pesë pacientë. Puna është në ekip, infermieri ndihmon kolegun. Unë kam qenë pas derës dhe jam emocionuar, kur dëgjoja infermierin që i thoshte: “edhe dy lugë gjysh”. Si mundet të nëpërkëmben këta infermierë me këto sakrificë që ata po bëjnë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!