MENU
klinika

Si i përgjigjet akuzave për veprime teatrale?

Seanca e Hagës/ Avokati i Thaçit ankohet për probleme me…

24.03.2021 - 13:00

Po mbahet sot seanca e radhës në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.

Gjatë fjalës në seancë, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka thënë se po punojnë me një sistem të nxjerrjes së materialeve që është i copëzuar dhe jo i dobishëm.

Po ashtu ai është shprehur se nëse ka një sistem të nxjerrjes së materialeve në vijimësi brenda parametrave kohor që shtrihet deri në korrik, ndikon edhe urgjenca për të filluar gjykimin sa më shpejtë, për të cilin thotë se e kundërshtojnë.

“Le të na jep komplet p.sh dëshmitarin A, të gjithë paketën e materialit të tij. Ne sugjeruam që të kemi një listë paraprake të dëshmitarëve. Prokuroria duhet ta ketë një listë të tillë. Janë 3.000 dokumente dhe disa prej tyre nuk kanë numër që të jenë të caktuar. Prokurorja thotë se disa prej tyre janë për shkak se ju nënshtrohen redaktimeve. Ekziston nevoja që të ecim paralelisht që të ecim në hap më njëri-tjetrin. Kërkojmë që prokuroria të riparaqesë dokumentet dhe t’i lidhë me dëshmitarët përkatës”, ka thënë ai.

Po ashtu Hooper iu kundërpërgjigj akuzave të Smith që e akuzoi se po vepron në mënyrë teatrale. “Në fund ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur në fund të majit apo korrikut kur është afati dhe ju thash që kjo nuk është mënyra e duhur për nxjerrjen e materialeve. Unë nuk jam dakord me ato që tha prokurorja sepse ne jemi përgjigjur për të gjitha çështjet për t’iu ndihmuar juve. Ne po kundërshtojmë sepse kemi vështirësi”, vijoi avokati.

Më herët organi i akuzës ka deklaruar se ka nxjerrë edhe dy pako me materiale. Prokurorja u shpreh në seancë se po punohet që të shikohen në imtësi materialet që disponohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!