24.03.2021 - 14:00
Dita e nesërme shënon zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kështu, Partia Demokratike ka vendosur që takimin e parë ta zhvillojë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00.
Një orë më vonë, në Sheshin “Skënderbej” do të hapë fushatën edhe Partia Socialiste.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë Kryeministrisë, ministrive, bashkive, partive politike dhe kandidatëve të pavarur, ku u kërkon të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor.