MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Cistiti: Çfarë duhet të ha që të mos përsëritet më?

28.03.2021 - 09:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cistiti: Çfarë duhet të ha që të mos përsëritet më?

Mjeku: Cistiti është një inflamacion që prek rrugët urinare. Provokon një nevojë të menjëhershme për të urinuar dhe dhimbje dhe bezdi gjatë këtij procesi dhe më pas.

Shkaqet më të zakonshme?

Shqetësimi mund të provokohet nga një inflamacion i vezikes, nga ndonjë infeksion bakterial që vjen nga zorra e trashë, vagina ose uretra dhe këto baktere depozitohen në muret e vezikes os nga një irritim i shkaktuar nga pH shumë acid i urinës.

Gjëja e parë që duhet bërë kur shfaqet ky shqetësim është të shkoni tek mjeku dhe të kujdeseni për ushqyerjen në përditshmëri.

Tek faktorët që mund të favorizojnë nevojën urgjente për të urinuar përveç stresit dhe higjienës jo të mirë intime, janë edhe zakonet e këqija të të ushqyerit, në veçanti ushqimet shumë të pasura me kripë dhe sheqerna të rafinuara.

Për të parandaluar këtë shqetësim është e nevojshme të mbështeteni në ushqimet e paura me ujë i frutat dhe perimet që nxisin eliminimin e baktereve përgjegjëse për këtë infeksion. Ja çfarë të hani që të mos ju përsëritet cistiti dhe të ndiheni më mirë.

Boronicat

Boronicat dhe frutat e pytllit në përgjithësi janë një koncentrat substancash antiinflamatore. Për shkak se janë të pasura me flavonoide, ndihmojnë për të luftuar problemet e rrugëve urinare, mes të cilave, cistitin.

Kefiri

Kefiri përmban probiotikë, baktere të dobishme që favorizojnë shëndetin e zorrëve të cilat kanë një rol thelbësor në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Radikio

Përmban acid asorbik. Kjo substancë e njohur edhe si vitamina C forcon mbrojtjen e organizmit dhe parandalon infeksionet që mund të godasin rrugët urinare, mes të cilave cistitin. Gjithashtu, siguron edhe substanca antinflamatore mes të cilave, anticioanet.

Kvi

Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila falë veprimit të saj antinflamator ndihmon në parandalimin e shqetësimeve të rrugëve urinare. Përmban gjithashtu fibra prebiotike që favorizojnë ekuilibrin e zorrëve, i cili nga ana tjetër siguron funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Hudhra

Hudhra ka një veprim antibakterial dhe dizinfektant natyral. Falë të pranisë së alicinës, është një aleat i shkëlqyer për të qëndruar larg cistitit. Përmban gjtihashtu inulinë, një fibër prebiotike që lufton shumimin e baktereve të këqija.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN