Gjigandi mediatik CNN ka shkruar për planet e ardhshme të Europës për procesin e vaksinimit.
Sipas CNN, Europa po luan një lojë të rrezikshme me vaksinat ndërkohë që pretendon të vaksinojë 70% të popullsisë brenda shtatorit.
Nga ana tjetër frika dhe dyshimi tek qytetarët është më e lartë se kurrë pas ‘alarmit’ për vaksinën e AstraZeneca. EMA dha ‘ok’ për vijimin e përdorimit të saj, por FDA e SHBA ende nuk ka dhënë autorizim.
Nga ana tjetër kontinenti europian është në valën e tretë të pandemisë, dhe disa vende kanë rikthyer masat e ashpra të Lock-Down, ndërkohë që shpëtimi i vetëm është vaksina, dhe alternativa më e shpejtë dhe e lirë, vaksina Astra-Zeneca.
Ndërkohë një tjetër problem është se BE nuk po merr sasitë e parashikuara të vaksinave duke krijuar një ngërç më vete.