MENU
klinika

E zbulon Rama

Etlida Gjonaj, në krye të listës së PS për Tiranën

03.03.2021 - 12:19

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrin e personit që do të jetë në krye të listës së PS-së për qarkun e Tiranës.

Mministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të jetë në krye të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky duket edhe si një mesazh i PS-së për vlerësim për punën në reformën në drejtësi.

Sakaq në Tiranë do të rikandojë Klotilda Bushka.

Ndërsa për herë të parë do të kandidojë prefekti i Tiranës, Toni Gogu.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke folur në takimin e sotëm, tha se ajo që e bën bashkë opozitën është frika ndaj reformën së drejtësi, duke bërë edhe një bilanc të kësaj reforme.

“Reforma në drejtësi, një ide e kthyer një vizon nga PS, është një realitet.

Dëgjuam zërin e qytetarëve për t’iu dhënë një drejtësi të barabartë, një reformë që vetëm PS mund ta ndërtonte dhe ta zbatonte, ka qenë kryefjalë e qeverisjes.

Kjo reformë solli dritë në fund të tunelit, përmes kësaj reforme kemi hedhur themele të forta njëherë e përgjithmonë për pastrimin e gjyqësori.

Ka pasur përpjekje për ta ndaluar, vonuar, për ta kthyer, por pavarësisht kësaj është e pandalshme.

Jaanë një dëshmi e pakontestueshme, një dëshmi që e njohin edhe ndërkombëtarët, e kanë goditur reformën dhe janë këta që janë bashkuar në një kontratë politike interesa, i bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi.

Shumëkush mendon që gjyqtarët dhe prokurorët ishin imun, por ja që këta të korruptuarit po largohen.

340 prokurorë  e gjyqtarë kanë kaluar në vetting, 58% e tyre janë larguar”, tha Gjonaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edi Rama: Më bëri me dije që do t’u hapë rrugën kalamajve

Vasilika Hysi largohet pas 12 viteve nga politika


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!