MENU
klinika

Mjekja Rubina Muzina apel shqiptarëve

“Evitoni ambientet e mbyllura! Studentët dhe nxënësit nuk duhet të kthehen…”

13.03.2021 - 18:44

Mjekja Rubina Muzina e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 i ka bërë apel shqiptarëve nga SHBA që të evitojnë ambientet e mbyllura.

Sipas Muzinës, edhe studentët bashkë me nxënësit nuk janë ende gati për t’u kthye në auditorë e klasa pasi Shqipëria nuk i ka kushtet e ventilimit në ambientet e mbullira.

Ajo i ka bërë thirrje Komitetit Teknik që të paktën për qytetarët që janë vaksinuar me dy doza, të ketë një tjetër mënyrë sjelljeje.

‘’Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi të njëjtën orë policore, shkollat vijojnë ashtu siç janë, pra gjimnaze e universitetet vijojnë online, kurse 9-vjeçarja tjetër model, kurs fillorja në shkollë. Ka ulje të rasteve, por vdekjet vijojnë shqetësuese. Duhet masat të jenë më shtrënguese apo duhet të lirohen?

Pashë modelet europian, amerikan, dhe Hopkins. Kur rastet pozitive në një ditë, dhe ato që shohim si numra, ato janë infektuar një javë më parë. Janë dy javë më parë, janë katër javë më parë. Sheh jo ato sot, por të kaluarat. Gjithmonë e them, është distanca, koha, dhe ambienti i mbyllur. Ne themi mos e ndaj ajrin me tjetrin.

Transmetimi edhe këtu rritet. Ambientet e mbyllura aty duhet distanca. Hiq tavolina, ajrosje. Studentët nuk duhet të kthehen ende në shkolla.

10 vite deri në vaksinim të plotë për Shqipërinë. Nga MSH kemi skenarët, më i miri 14 muaj

Me një sy tjetër, koha shkurtohet. Puna do jetë sa shkurtohet. Aty ishte Shqipëria. Nuk mundet të përfundojë deri në 60-70% deri në 2022-2023. Janë 500 mijë doza Pfizer që i vaksinojnë 250 mijë veta. Kemi për 140 mijë. Me 350 mijë veta a kemi më shtesa vaksine?

Mesazh për popullin. Çfarë duhet të bëjnë, ndoshta më tepër nga çfarë kanë bërë, a ka diçka tjetër shtesë?

Edhe mund të them , rekomandimet ndryshojnë. Për ata që janë të vaksinuar. Këtu duhet të mendohet Komiteti, vaksinimi i plotë si ata duhet të sillen. Nuk ka nevojë të jetë maska. Përveç të tjerave evitoni grumbullimet në ambiente të mbyllura. Kujdes shumë, evitoni ambientet e mbyllura. ‘’- tha Rubina Muzina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN