MENU
klinika

Ja çfarë pritet

Fati i grave të PS në zgjedhjet e 25 prillit…

06.03.2021 - 19:34

Një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës në bashki, opozitë dhe më pas qeveri për katër vjet si ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për herë të parë është në mëdyshje nëse do të futet në listën e kandidatëve për deputet zgjedhjet e 25 prillit, kur mbeten edhe dy ditë nga afati limit i depozitimit të emrave në KQZ.

Kryeministri Rama do të publikojë listën të hënën në orën 18.00, ndërsa negociatat vijojnë për emra të rëndësishëm ndër vite në këtë parti, të promovuar direkt prej tij. Një ndër ta edhe Kodheli.

Mimi Kodheli aktualisht koordinon fushatën në emër të PS bashkë me Pandeli Majkon dhe Elio Hyskon në njësinë numër 5 të Tiranës, të ndarë në zona të caktuara. Kodheli mbulon zonën e Liqenit te Thatë.

Burime të gazetës SI nga PS-ja kanë konfirmuar deri tani emrin e Pandeli Majkos dhe Eljo Hyskos, ky i fundit edhe për shkak të drejtimit që ka në FRESSH, por emri i Kodhelit nuk është vendosur ende nëse do të jetë në Tiranë, qark tjetër apo nuk do të përfshihet fare në listë.

Mimi Kodheli aktualisht ndan edhe detyrën e zëvendës-presidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ish-ministrja e Mbrojtjes është kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s.

Në dilemë nëse do të përfshihet në listën e Tiranës, apo në ndonjë qark tjetër është edhe Elona Gjebrea.

Gjebrea koordinon fushatën një njësinë numër një në Tiranë bashkë me Alqi Bllakon.

Burimet thonë se emri i këtij të fundit është më i mundshëm përballë saj për tu futur në një vend të sigurt në listën e Tiranës.

Alqi Bllako është aktualisht drejtor i Përgjithshëm i AKUM i varur nga Bashkia e Tiranës.

Elona Gjebrea është angazhuar prej vitesh në strukturat e PS-së Tiranë dhe ka qenë zv-ministre e Brendshme për një kohë të konsiderueshme.

Ndërkohë ka dhënë dorëheqjen Vasilika Hysi një tjetër kontributore e PS-së kryesisht për reformën në drejtësi, emri që drejtoi listën e kandidatëve  për deputet në zgjedhjet e 2009-ës, e katapultuar direkt nga Rama, për t’ia lënë radhën, po me vendim të Ramës, “nxënëses” së saj Etilda Gjonaj aktualisht ministre e Drejtësisë.

Me vënien në diskutim të Mimi Kodhelit, Elona Gjebreas, tërheqjen e Vasilika Hysit, gra që kanë përfaqësuar PS-në ndër vite dhe të promovuara direkt nga Rama, kreu i ekzekutivit sa duket ka vendosur t’i zëvendësojë (apo të mos u japë më rëndësinë që u jepte) me të tjera emra grash nga jashtë partie  kryesisht me mbështetje në popull si mjekja Najada Çomo që u bë e njohur për shkak të pandemisë apo inxhinierja Luljeta Bozo.

Rama ka promovuar ndërkohë ministret aktuale si Belinda Balluku, Etilda Gjonaj apo Ogerta Manastirliu.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!