MENU
klinika

EMA miraton prodhimin e Johnson & Johnson

Gati një tjetër vaksinë për BE

11.03.2021 - 14:54

Agjencia Evropiane e Barnave ika dhënë dritën jeshile vaksinës së katërt kundër koronavirusit.

Sipas BBC-së, Agjencia ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën e kompanisë Johnson and Johnson, e cila është prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbetet Komisioni Evropian i cili pastaj duhet tw thotw fjalën përfundimtare.

BE-ja tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine.

Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë janë autorizuar në BE, Johnson&Johnson jepet në vetëm një dozë dhe është efikase.

Kjo vaksinë po ashtu mund të ruhet në një frigorifer standard, ndryshe nga disa vaksina të tjera që kërkojnë temperatura ultra të ftohta.

Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit.

Ajo është 85 për qind efektive në mbrojtjen kundër sëmundjes së rëndë.

Rregullatorët amerikanë e kanë miratuar këtë vaksinë në fund të shkurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN