MENU
klinika

Emrat

Gjykata e Lartë drejt bërjes funksionale, Presidenti Ilir Meta dekreton 4 gjyqtarët e rinj

19.03.2021 - 15:29

Presidenti Ilir Meta dekreton 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Tashmë, kjo gjykatë po shkon drejt bërjes funksionale të saj. Sot, janë dekratuar nga Meta magjistratët: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

Së bashku me këto katër emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me shtatë anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Sipas Metës, KLGJ duhet të angazhohet me seriozitet, për të vijuar me ritme më të shpejta procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 17 mars 2021, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 4 (katër) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura për konkurrim në datë 09.07.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, duke vendosur që:

  • Zoti Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
  • Zonja Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;
  • Zoti Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
  • Zoti Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Së bashku me këto 4 (katër) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ka kaluar plot 1 (një vit) nga momenti i propozimit nga KLGJ, të emërimit të 3 anëtarëve të parë në Gjykatën e Lartë. Nëse KLGJ do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024!

Kjo gjendje është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë.

KLGJ duhet të angazhohet me seriozitet, për të vijuar me ritme më të shpejta procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore dhe për t’i ofruar njëkohësisht kësaj Gjykate të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Gjykata e Lartë përballet me një sfidë shumë të madhe, për të përmbushur detyrimin për të shqyrtuar një numër të lartë çështjesh të mbartura. (rreth 35 mijë çështje gjyqësore që presin shqyrtimin).

Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin, dhe lidhet direkt me integrimin Europian dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Plotësimi me të gjithë trupën e nevojshme gjyësore të Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit Shqiptar, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!