MENU
klinika

Balluku tregon kur mund të përfundojnë punimet te Unaza e Madhe

Hapet tuneli tek ish-sheshi Shqiponja, ja si do bëhet tani lëvizja

16.03.2021 - 14:25

Nga sot është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja” në Unazën e Madhe të Tiranës.

Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

Ndërsa pas dy javësh do hapet edhe tubi tre që ministrja Belinda Balluku tha se do shfryjë ndjeshëm trafikun.

Ministrja kërkoi nga kontraktorët që të ecet me më shpejtësi pasi ky segment sipas saj “duhet përfunduar një orë e më parë, sepse është nyja më e rëndësishme e Tiranës”.

“Tek rrethrrotullimi i Shqiponjës në Unazën e Madhe mbrëmë në orën 12 të natës, sic e kemi premtuar është hapur tuneli i katërr që e merr trafikuin nga Tirana, rruga Dritan Hoxha, për automjetet që vijnë nga ura apo Pallati me Shigjeta kalojnë direkt në tubin e katërt për të dalë në autostradën në drejtim të Durrësit”.

Balluku theksoi se këto nuk janë lëvizjet definitive, por dha edhe një afat se kur pritet të mbarojnë punimet në të katërta lotet ku po punohet në Unazën e Madhe.

“Në dhjetor 2021 nuk do jenë këto lëvizje por këto tunele por hapen për të pasur një shfryrje të trafikut të ngarkuar në qytetin e Tiranës”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!