MENU
klinika

Nga Grida Duma e Ervin Salianji tek Shpëtim Idrizi e Dash Shehi

I nxori fotot e sikletshme e ironizuese/ Kandidatët për deputetë të opozitës i përgjigjen Ramës

10.03.2021 - 13:47

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Rama është ndaluar një nga një te disa nga kandidatët kryesorë të PS dhe të PD, duke ironizuar kundërshtarët.

SHPËTIM IDRIZI

Pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin duke mos i kursyer ironitë, vjen një reagim nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Idrizi ka kujtuar një bisedë me mikun e tij Kim Mehmeti.

REAGIMI I IDRIZIT
Lidheni se ka rroitur Edvin Rama .

Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti:
Me thote ne nje nga bisedat tona :
Shpetim nuk eshte faji i Rames po i joni si popull, se :
EDVIN RAMEN PO SHKOJ NE SPITAL STA KTHEJNE ME MBRAPSH ….

Kujtojmë se Rama sot mes ironisë dhe duke mos i kursyer nofkat tha se PD bashkë me aleatët ‘janë nisur për dasmë, me dhëndrin (Bashën) me kecat e Tym Idrizit”.

DASH SHEHI

Kreu i LZHK Dash Shehi, flet pas publikimit të fotos së tij nga kryeministri Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS. Rama bëri një krahasim me foto të kandidatëve të PD dhe PS.

Në një prej fotove ishte dhe Dash Shehi. Duke folur për Neës 24, ai tha se Rama ka kryefoto i zhveshur, ndërsa për veten tha se nuk turpërohet se ka pirë me miqtë e tij.

“Ky ka tribunën e tij atje përqark dhe ato budallaçkat…. Çfarë ka bërë ky për 8 vite. Për mua si person ka thënë ky me vite. Por unë jam një njeri që jam 30 vite në politikë. Unë kam defektet e mia, po nuk turpërohem. Nuk turpërohem unë se kam pirë me miqtë e mi”, tha ndër të tjera kreu i LZHK.

Pjesë nga fjala e Dash Shehit:

Po i them ekipit socialist se Edi Rama ka kryefoto: Është pa brekë burrë dhe grua. Zoti Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën që do një pjesë e shqiptarëve.

Nuk do merremi me brekushet e Ramës, me nudizimn e Ramës. Nuk merremi me jetën personale. Zoti Rama atje nuk është si gallataxhi. Është atje si kryeministër i shqiptarëve. Dhe si i tillë duhet të përgjigjet për paratë, çka bërë në këto 8 vjet që kërkon mandat tjetër. Cfarë i ka dhënë rinisë shqiptare.

Ky ka tribunën e tij atje përqark dhe ato budallaçkat…. Çfarë ka bërë ky për 8 vite. Për mua si person ka thënë ky me vite. Por unë jam një njeri që jam 30 vite në politikë. Unë kam defektet e mia, po nuk turpërohem.

Nuk turpërohem unë se kam pirë me miqtë e mi.

Për tu turpëruar këtu është zoti Rama. Nga sot e tutje do ti kërkoj vetëm përgjigje ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Pse ky vend është në mizerie. Pse ikën rinia. Pse na lënë në dyert e Europës. Shqipëria ka përfunduar në shtegun lindor. Këtë duhet t’i kërkojmë në emër të shqiptarëve.

GRIDA DUMA

Përmes një deklarate për mediat, Grida Duma i është përgjigjur sot fotomontazhit të kryeministrit Rama në prezantimin e kandidatëve të PS. Duma e konsideroi Rama një njeri në panik, një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve.

“Pas 8 vitesh dështime. Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera. Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.

Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve. Është për të të ardhur keq. Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat. Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.” u shpreh Grida Duma.

ERVIN SALIJANJI

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas fotos që kryeministri Edi Rama i publikoi nga plazhi, teksa e krahasonte me emrin që kishte vendosur përballë tij në qarkun e Korçës.

Në një reagim për “Fax”, Salianji pretendon se në foton që kreu i qeverisë kishte publikuar ishin bërë modifikime por nuk e saktësoi se për çfarë bëhej fjalë.

Ajo është foto jo reale. Është ndërhyrë në foton e publikuar nga Rama,”-u shpreh Salianji.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!