07.03.2021 - 13:47
Eduard Halimi ka konfirmuar për “BalkanWeb” dhe “News24” se është emëruar koordinator i posaçëm politik i Partisë Demokratike.
Halimi ka theksuar se ka pranuar propozimin e Lulzim Bashës dhe do të merret me administrimin e çështjeve zgjedhore.
Ai ka shtuar më tej se do të koordinojë punën mes drejtuesve në qarqe, ndërsa ka nënvizuar se nuk do të kandidojë për deputet.