MENU
klinika

Fond dy herë më i madh se në 2017-ën

Ja sa do të përfitojnë PS, PD e LSI për fushatën zgjedhore

23.03.2021 - 15:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fondin paraprak për partitë politike në Shqipëri sa i takon fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Bazuar në votat e marra në zgjedhjet e fundit, “pjesa e luanit” i takon Partisë Socialiste, të cilës i janë akorduar 55.8 milionë lekë. E dyta në listë është Partia Demokratike që përfiton në këto zgjedhje 33.3 milionë lekë.

Ndërkaq kanë përfituar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilën akordohen 18.9 milionë lekë, dhe PDIU që do të marrë 5.55 milionë lekë.

Sa i takon partive më të vogla në garë, Partia Republikane merr 3.9 milionë lekë, FRD merr 2.1 milionë lekë, Partia Social-Demokrate 1.6 milionë lekë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1.4 milionë lekë dhe Bindja Demokratike 1.4 milionë lekë.

KQZ bën me dije se fondi i buxhetit të shtetit për zgjedhjet e 25 prillit është dy herë më i madh se ai për zgjedhjeve e vitit 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


KAS pranon kërkesën e PD/ Rrëzohet vendimi i Celibashit

Rikthehen në listë kandidatët e skualifikuar për zgjedhje


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!