Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar të moshuarën Zenepe Pirani në Shkodër, e cila kishte shprehur dëshirën për ta takur.
Rama ka shkuar në shtëpinë e 111-vjeçares me një buqetë të madhe me lule, së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
111-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për të takur kryeministrin, kur mori vaksinën Pfizer.
“111 vjec dhe tanimë e vaksinuar, mendja top e zemra e bardhë si bora – Jeta është vendi i mrekullive”, shkruan Rama krahas postimit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Unë nuk të njihja por kur pashë se doja me më takuar erdha…
E moshuara: Faleminderit, shumë faleminderit!
Ogerta Manastirliu: Gjatë gjithë jetës ka pirë vetëm parcetomol. E ka pranuar vaksinën Pfizer edhe e bëri.
Rama: Ti je sa me lind unë edhe me u bë edhe një herë prap kaq. Po kshu mendjen e paska top…
E moshura: U kënaqa që erdhe…
Rama: Mos u lodh më, edhe unë u kënaqa shumë.